Të dënuar për vrasje, autorët e maskrës së Pukës futen në grevë urie…

0
114

Tre vëllezërit, Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Burrelit për vrasje, kanë nisur një grevë urie. Ata prej tre ditësh nuk kanë pranuar as ushqim asa ujë dhe grevën e tyre e kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Vëllezërit Permarkaj kanë patur një përplasje me drejtuesit e burgut dhe pretendojnë se u janë mohuar të drejtat dhe u është bërë fshehje e dokumentave. Sipas tyre për këtë çështje kanë njoftur Drejtorinë e Burgjeve si dhe Ministrinë e Drejtësisë por pretendojnë se nuk janë përfillur.

Por për çfarë akuzohen vëllezërit Permarkaj?

Anton, Bardhok dhe Sokol Permarkaj, akuzohen si autorë të masakrës që ndodhi  më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë.  Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Motivet e këtij krimi ishte një konflikt për pronësinë. Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.Dy vëllezërit Permarkaj, Antoni dhe Sokli janë dënuar me burgim të përjetshëm  ndërsa Vëllai tjetër, Bardhoku u dënua me 22 vjet. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje është dënuar edhe kushëriri i tyre Fran Përmarja me 24 vjet heqje lirie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here