Standard.al

“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Moikom Zeqon…

0

Dje Presidenti Meta ka dekoruar me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”,  Moikom Zeqon, një nga intelektualët më të njohur shqiptar. Pas dekorimit Presidenti Meta ka postuar në profilin e tij në facebook këtë shënim:

“Në vlerësim të kontributit të tij poliedrik në dobi të artit, kulturës e historisë sonë dhe në mirënjohje të publicistikës së mprehtë, studimeve shumëdimensionale për ndriçimin e gjenezës së kombit shqiptar, mbrojtjen e monumenteve dhe identitetit tonë kombëtar me përkushtim, kurajë intelektuale, qytetari dhe profesionalizëm të lartë, pata sot kënaqësinë e veçantë t’i akordoja Dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, z.Moikom Zeqo.
Me rastin edhe të 70-vjetorit të lindjes, i urova jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij të spikatur!”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.