Gjosha publikon foton: Ky është po aq krim shtetëror sa çdo skandal tjetër që ka mbuluar këtë qeveri

0
88

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar në rrjetin social facebook pas një fotoje të publikuar në portal. “Një vizatim pervers, shqetësues dhe denigrues deri në dhimbje”, shkruan Gjosha.

Statusi:

Sot në portalin JOQ, një qytetar paraqiti si problem një vizatim në murin e një pallati banimi, në një nga zonat më të populluara në Tiranë.

Realisht kam mbetur e shtangur teksa shikoj një vizatim pervers, shqetësues dhe denigrues deri në dhimbje. Nuk e di emrin e cilit artist përmban vizatimi, ai mund të jetë edhe me famë botërore, por kjo nuk ka asnjë rëndësi sepse vetëm një mëndje e sëmurë e këtij shteti mund të lejojë një pikturë të tillë t’i shfaqet qytetarëve cdo mëngjes teksa dalin nga shtëpia! E kam shumë të vështirë të mendoj se si do t’i përgjigjej një prind fëmijës së tij kur ta pyes: “Cfarë do të thotë kjo pikturë?”

Më trishton mendimi që ne edukojmë një shoqëri me kulturën se dhuna është normalitet, se të poshtërosh një grua është vlerë! Ky është po aq krim shtetëror sa çdo skandal tjetër që ka mbuluar këtë qeveri. Krim që duhet dënuar me cdo cmim!

Fotografia e Klajda Gjosha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here