Gazetari i “BILD” i përgjigjet gazetës së Bolinos: Kam qenë në Shqipëri, kam takuar kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda

0
130

Gazetari Peter Tiede, i cili plasi bombën e përgjimeve në gazetën Bild, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, i është përgjigjur një lajmi të publikuar në gazetën Shqiptarja.com, ku thuhej se sipas sistemit TIMS, gazetari nuk ka qenë fare në Shqipëri.

“Të gjitha këto nuk janë të vërteta, janë brockulla, pasi unë kam qenë në Shqipëri. Zoti Rama, duhet të bisedojë me punonjësit e kufirit.

Përshëndes edhe kolegen gazetare, që e kam takuar në Shqipëri [Klodiana Lala]. Nuk e kam kontrolluar nëse kam vulë në pasaportë, por kam ardhur disa herë në Shqipëri. Jam takuar zyrtarisht, me kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Zoti Rama mund ta pyes. Kam qenë në Krujë, në Vlorë dhe zonat përreth Kukësit.

Kam hyrë nga Greqia në Shqipëri, nga Maqedonia në Shqipëri, nga Kosova në Shqipëri. Ndoshta policët e pikave kufitare kanë probleme si zoti Rama”. / tpz.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here