Lëkundjet e tërmetit në Korçë, nuk përjashtohet mundësia e riaktivizimit

0
119

Katër ditë më parë dëme të shumta materiale u shkaktuan në Korçë për shkak të tërmetit. Instituti i Sizmologjisë, bëri të ditur se aktiviteti sizmik në këtë zonë pothuajse ka ndaluar.

“Duke nisur nga mesdita e ditës së djeshme, kemi një rënie thuajse drastike, d.m.th kemi një aktivitet sizmik shumë të rrallë në frekuencë, por edhe në madhësinë e magnitudës, pra në fortësinë e tyre. Po te shohim deri në mbrëmjen e ditës së djeshme, pra data 3 kemi patur çdo 25 minuta një mikrongjarje, e cila ka patur një magnitudë të nivelit 2 të shkalles rihter. Kurse dita e sotme karakterizohet nga pothuajse pa mikrotermete. Në orët e para të mëngjesit ka patur disa mikrotërmete dhe këto në të njëjtën madhësi”, tha Edmont Tushi, sizmolog.

Pavarësisht rënies së aktivitetit, sizmologët nuk përjashtojnë një mundësi të riaktivizimit të zonës.

“Nisur nga të dhënat e deritanishme kemi një rënie, pra aktiviteti është thuajse i stopuar, por kjo nuk e përjashton mundësinë e riaktivizimit të zonës ose aktivizimin e ndonjë zone tjetër sepse këto janë dukuri tektonike natyrore, të cilat nuk mund të parashikohen”, tha Edmont Tushi.

Nga tërmeti në zonën e Korçës në 1 qershor, u dëmtuan shumë banesa, ndërsa fshati më i prekur ishte ai Floqit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here