Standard.al

“Kapje e qeverisë nga krimi i organizuar.” Katër shtete kundër, BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

0

Në një moment kur krerët e shtetit po vijojnë me lobimin e tyre, për të siguruar një mbështetje të gjerë për hapjen e negociatave, gazeta kryesore austriake Die Presse ka tronditur me një shkrim të saj lidhur me këtë çështje.

Die Press njofton se sot është marrë de facto vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. “Franca Hollanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk janë pro, dhe se Këshilli i Ambasadorëve në BE sot i ka komunikuar këtë gjë komisionerit Hahn.”, -shprehet austriakja.

Sipas gazetës: “Një diplomat europian është shprehur Die Presse-s se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për reforma: Shihni protestat ne Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: ishte Komisioni Europian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi i organizuar.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.