I jep fund të gjitha dyshimeve/ Kiaro flet për lidhjen me Butrint Imerin

0
246

Moderatorja Kiara Tito ka mohuar të gjitha lajmet rozë në të cilat përflitej për një lidhje dashurie me këngëtarin Butrint Imeri.

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, Kiara ka sqaruar domethënien fotove me Butrintin, për të cilat tha se janë të shkëputura nga klipi më i ri i Butrintit.

“Fotot janë bërë gjatë xhirimeve të klipit të Butrintit që do të dalë së shpejti dhe mbetet një surprizë dhe nuk mund të zbuloj më shumë. Vetëm kaq mund të them për momentin, është një surprizë e bukur që mbetet ta shihni sepse do të dalë së shpejti. Unë jam modele në atë videoklip.

Fakti që unë kam marrë pjesë tek klipi i tij nuk do të thotë që mund të kemi një raport më shumë se sa miqësor me njëri-tjetrin. Ne menduam të sjellim diçka të bukur për fansat, por mes nesh nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi”, tha Tito.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here