Standard.al

Avokati Goxhaj: Kimioterapi që shpëton Shqipërinë nga “vdekja prej kancerit Sosorian”

0

Një ndër shpjegimet “evropiane” se pse
Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë është e vetmja KIMIOTERAPI QË SHPËTON SHQIPËRINË NGA VDEKJA PREJ KANCERIT SOROSIAN!
(ilustrimi i marrë nga denoncimi në 15 Shtator 2015 nga Levizja AntiSoros)

Kujtesë nga Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë:
Çfarë faji ka opinioni publik antiemigracion në Evropë që rrugët dhe burgjet janë mbush me shqiptarë që trafikojnë dhe u shpërndajnë drogë fëmijëve të tyre?

Fajin nuk e kanë ata që duan më të mirën për vendin e tyre por Opozita Shqiptare që ua ka mbajtur të fshehtë që kjo është pjesë e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë pra për kthimin e Shqipërisë në stacionin kryesor në Evropë të kanabisit shqiptar, cocainës kolumbiane dhe heroinës afgane e cila trafikohet dhe shpërndahet nga shqiptarët e përzënë nga Shqipëria nga kjo Axhendë!

Ju a e dini se opinioni publik dhe aktorët politik antiemigracion ne Evropë janë të gjithë kundër Soros dhe akuzojnë atë për rol në një sulm të organizuar me dyndje emigrantësh?

Kur i thua opinionit publik evropian antiemigracion që thjesht fajin e kanë ca politikanë shqiptarë, opinioni publik në Europë mendon automatikisht se këta politikanë përfaqësojnë elektoratin shqiptar dmth gjths mbetet faji i shqiptarëve ndaj dhe duhen marrë masa ndaj shqiptarëve siç është bllokimi i lëvizjes së lirë sipas regjimit Schengen që gëzojmë prej 2010 dhe BE ishte boll e kënaqur me ne deri në 2013 (e deklaronin vetë të gjitha shtetet e BE).

Po nëse Opozita Shqiptare do të kishte reaguar në mediat e Evropës se këtë dyndje droge dhe shpërndarësish, këtë dyndje burgjesh me dhjetëra shqiptarë të dënuar për drogë (duke zënë nr 1 në Evropë për kombësi trafikantësh dhe shpërndarësish) e prodhoi Soros me ndihmën e lobingjeve të tij pro Qeverisë Shqiptare kudo në Komisionin dhe Parlamentin Evropian?

Për çfarë do diskutonin në Evropë aktorët dhe opinioni antiemigracion që sot janë dakort për marrje masash ndaj krimit shqiptar në qytete e Evropës? Pra do diskutonin për marrje masash ndaj shqiptarëve si POPULL FAJTOR apo do të sulmonin Soros dhe Rilindjen Sorosiane dhe do ti trajtonin shqiptarët si POPULL VIKTIMË E SOROS dhe si shembull për ndërgjegjësimin evropian ndaj rrezikut Soros që ti priteshin duart Sorosit edhe në vendet e tyre që të mos përfundonin si shqiptarët? Dhe natyrisht me të gjithë arsenalin e tyre të godisnin Rilindjen e Soros si një Qeveri Armiqësore që po komplotonte me Soros kundër Evropës duke përhap krimin dhe drogën, apo jo?

Atëherë Pyetja Kryesore?
Përse Opozita Shqiptare ja ka mbajt të lagur barutin armës së tij më të efektshme? Pse Opozita Shqiptare nuk ka përdor Argumentin më të fortë kundër Rilindjes Sorosiane?

SEPSE siç kemi 5 vjet që ua shpjegojmë, KJO ËSHTË OPOZITA KUISLINGE E SOROS PËR TË MBAJT RILINDJEN NË PUSHTET e cila po përdor çdo ditë zemëratën popullore si “Ortek të Kontrolluar” (Ortekët e Kontrolluara janë shpërthime artificale të masivëve të borës në male për të mos i lënë për të prodhuar ortekë që marrin çfarë gjejnë para) në favor të kalimit të butë të pushtetit nga EDveri i Soros te Lali Soros ku Lul Sorosi është Noteri i kalimit të trashëgimisë së pushtetit në Çifligun e Soros të Albanistanit!

Ndaj edhe forca e re politike që po krijojmë Koalicioni Qytetar Për Shqipërinëdo të ketë sukses: jo thjesht sepse ka aleatë të natyrshëm në të gjithë Evropën dhe SHBA por sepse është e vetmja Kurë ndaj Sëmundjes Terminale Soros që po vret Shqipërinë dhe çdo ditë po fiton simpatinë dhe mbështetjen e patriotëve që e duan Shqipërinë më shumë se Partinë!

Foto janë marrë nga publikimet e Levizja AntiSoros në 15 Shtator 2015:https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1634787886809090&set=a.1376983402589541&type=3&theater

Fotografia e Altin Goxhaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.