Standard.al

TVSH e rilindur sipas axhendës Soros trasmeton filma që edukojnë orientimin e djemve të vegjël drejt marëdhënieve homoseksuale!

0

 

REAGIM NGA Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë

Tiranë, 3 Qershor 2019
1. Do t’i paraqesë ANKIM Këshillit të Ankesave të AMAs për të kërkuar Ndalimin e menjëhershëm të transmetimeve të filmave propagandistik për fëmijë që tentojnë të influencojnë orientimin seksual të djemve të vegjël drejt marëdhënieve homoseksuale dhe i mësojnë si djemtë e vegjël të puthin në buzë djemtë!
2. Do t’i paraqesë ANKIM Këshillit Drejtues të RTSH për të kërkuar Shkarkimin e Drejtorit të RTSH-së dhe gjithë personave përgjegjës që shkelën legjislacionin shqiptar për mediat audiovizive dhe TVSH-në dhe kërkim ndjese publikut shqiptar!
3. Ndërkohë i kërkojmë të gjithë publikut shqiptar që derisa të merren vendimet e duhura, të fshijnë nga kanalet dixhitale të gjithë kanalet e TVSH si shenjë parandalimi të influencimit të propagandimit të Axhendës Soros që synon të influencojë në formimin dhe orientimin seksual të fëmijëve shqiptar!

Televizioni Shqiptar i Rilindur sipas Axhendës Soros, me paratë e taksapaguesve shqiptarë në orët kur prindërit nuk janë në shtëpi, pa asnjë shenjë paralajmëruese dhe në kundërshtim me të gjithë bazën ligjore në fuqi trasmeton filma propagandistik që edukojnë orientimin e djemve të vegjël drejt marëdhënieve homoseksuale!

Familjet Shqiptare duhet të fshijnë ndërkohë kanalet e TVSH nga dekoderët e tyre derisa kanali publik t’i kthehet publikut dhe t’u hiqet nga kthetrat klyshëve të Soros që janë strehuar në TVSH!

Siç raporton portali www.hashtag.al (https://hashtag.al/…/radio-televizioni-shqiptar-shfaq-film…/) sot TVSH 2 (i destinuar për programacion për të rinjtë), në një orë kur prindërit nuk ndodhen në shtëpi, ka transmetuar një film propagandistik “Joshua and Harry” sipas Axhendës LGBQ ku edukohen djemtë e vegjël si të dashurojnë djemtë dhe ka paraqitur pamje të plotë orientuese dhe informuese se si puthen në buzë djemtë e vegjël me djem të tjerë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.