Standard.al

Marku shpërblen Jorgaqin, këshilltari i emëruar në shkelje të ligjit bëhet OPGJ

3

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka ‘shpërblyer’ disa muaj pasi kaloi vettingun Këshilltarin Juridik që shqyrtoi dosjen e saj. Arben Jorgaqi me urdhër të Markut ka fituar vendin e parë si Oficer i Policisë Gjyqësore duke marrë 100 pikë.

Por Arben Jorgaqi krejt “rastësisht” rezulton gjithashtu se ka qenë Këshilltari i Komisionerëve të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar të Markut. Siç duket ai është lodhur nga puna si Këshilltar Vettingu dhe menjëherë pasi kryeprokurorja kaloi Vettingun, ka vendosur të rikthehet në “dashurinë” e tij të parë që është puna si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori.

Por edhe emërimi i tij në detyrën e Këshilltarit Juridik për Vettingu është në shkelje të ligjit, pasi ai nuk plotëson të paktën një prej kritereve.

Ai rezulton i pushuar nga detyra si OPGJ, me urdhër të ish-shefit të akuzës Vlorë, Ramadan Trocit.

Edhe pse në kriterët për të qenë Këshilltar Vettingu duhet të mos jesh larguar nga detyra, nuk dihet se si Jorgaqi e fitoi këtë pozicion pranë KPK dhe për çudi largohet nga kjo detyrë, pasi Arta Marku kaloi vettingun.

Për fitoren e fundit si Oficer i Policisë Gjyqësore, ndoshta Marku nuk e ka ndihmuar për t‘ja kthyer nderin me nder, sidoqoftë  vendin e parë ia ka dhënë.

Nga fillimi i këtj viti, punonjësit e kësaj strukture kanë një pagë mujore prej 160 mijë lekësh të rinj për shkak të hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi e cila parashikon se paga e oficerëve të policisë gjyqësore është sa 60% e rrogës mujore të prokurorëve. Si duket ky është shpërblimi për Jorgaqin nga Arta Marku, pas kalimit të Vettingut. (Dosja.al)

3 Comments
  1. ajan says

    kto jane konkurset e organizuara ne skutat e erreta te pokurorise nen bekimin e arta markut dhe ermonela felajt. skeni pse cuditeni

  2. besi says

    po pse e lehte eshte te behesh kyepokurore? ke disa qoka per te lare te miqt deputet te miqt pokuore, shikojeni listen dhe geni nje person te vetem pa njohje, aman.

  3. andi says

    po kto gjera dihen qe ne fillim si shkojn more. kto konkurse jane komplet fiktive. Shikoni kush eshte ne liste, buri i Aferdita Ndoj, vllai i Ermonela Felaj qe jane drru me pre, a thua se vetem kta jane te zot. po ata qe nuk kane miq por jane ekselent si ja bejn?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.