“Rama kërcënon”, Manjani kundërpërgjigjet: Pa viza njerëzit skanë ç’të humbin tjetër gjë, ndaj mbushin sheshet

0
114

“Pjesëmarrja e lartë dhe e përsëritur në protestat e opozitës, vështirë se mund të vihen në dyshim”.

Kështu shprehet ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani teksa komenton protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se, “për numrat e rritura dhe të qëndrueshme të protestuesve në shesh ka meritë të veçantë arroganca, kokëfortësia dhe keqdrejtimi i qeverisjes nga ana e Kryeministrit”.

Ndërkohë nuk kursen as ironinë sa i përket  kërcënimeve të Ramës për heqje vizash me BE dhe SHBA për të gjithë ata që do të prishin procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Pjesëmarrja e lartë dhe e përsëritur në protestat e opozitës, vështirë se mund të vihen në dyshim.

Njerëzit dalin dhe protestojnë ashtu siç ka shumë të pamundur që nuk janë fizikisht në shesh, por protestojnë në mënyrën e tyre.

Sigurisht që dikush i thërret në protestë dhe njerëzit i përgjigjen thirrjes së partive të opozitës masivisht.

Kjo mund të mos jetë meritë vetëm e opozitës, por gjendja tejet e vështirë ekonomike dhe rreziku i shuarjes së çdo shenje të demokracisë i bën njerëzit të protestojnë.

Nga kjo pikpamje për numrat e rritura dhe të qëndrueshme të protestuesve në shesh ka meritë të veçantë arroganca, kokëfortësia dhe keqdrejtimi i qeverisjes nga ana e Kryeministrit.

Ky i fundit megjithëse mohon, fyen, kërcënon, dhunon e turfullon kundër pjesmarrësve, nga njëra anë dhe premton se do të shuajë opozitën në këtë vend nga ana tjetër, vetëm sa shton mllefin dhe numrin e protestuesve.

Le pastaj premtimi që do kthejë vizat si ndëshkim për popullin. Kjo e bën edhe më të madh dëshirën për revolte.

Se helbeté, pa viza se pa viza njerëzit skanë çtë humbin tjetër gjë, ndaj mbushin sheshet.

Jerm komplet është….

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here