“Protesta, deri në fitore! “Deklaratë e fortë, Berisha: Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat

0
89

Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ka munguar sot në protestën e Opozitës së Bashkuar.

I pranishëm në protestën e shtatë të opozitës, Berisha tha se “protesta do të vazhdojë deri në fitore”.

“Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës”, u shpreh Berisha.

Më tej, ish-kryeministri shtoi: “Antimitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”.

Bersha ka pasur edhe një koment kur u pyet mbi deklaratat e sotme të Stoltenberg që kërkonte dialog nga palët

“Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut. Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here