Kryemadhi mungon në protestë, i nënshtrohet një operacioni

0
93

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk është e pranishme në protestën e shtatë kombëtare të opozitës, për shkak se ka pasur probleme shëndetësore.

Faxweb.al mëson se Kryemadhi i është nënshtruar një operacioni dhe për këtë e ka pasur të pamundur që të jetë pranë qytetarëve.

Në vendin e saj nga selia e LSI-së kanë marshuar ish-deputetët e kësaj partie, të kryesuar nga Petrit Vasili.

Opozita mban sot protestën e shtatë kombëtare, me kërkesat e pandryshuara që në muajin Shkurt për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Me socialistët që kanë nisur fushatën elektorale, për demokratët e LSI-në bëhet gjithnjë e më e vështirë kauza e tyre për zgjedhjet e parakohshme.

Kryeminsitri Edi Rama duket i vendosur që të mos tërhiqet nga data 30 Qershor, pasi sipas tij zgjedhjet janë demokratike, sa kohë që opozita nuk është penguar që të jetë pjesë e tyre. Ndërkombëtarët kanë shpeshtuar thirrjet e tyre që palët politike të ulen në dialog, në mënyrë që të shmangen aktet e dhunës.

Opozita ka kërkuar leje që në mesnatë, dhe zërat thonë se skenari i protestës do të jetë një marshim në drejtim të institucioneve më të rëndësishme në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here