“Çmendet” moti, çfarë ka ndodhur në Berat pak minuta më parë…

0
125

Një pemë shekullore, rrap, është rrëzuar pak minuta më parë në aksin mes 2 urave në qytetin e Beratit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale ndër mjetet që qarkullonin në rrugë.

Pema mësohet se është rrezuar si pasojë e erës së shoqëruar edhe me shi e rrebesh. Rrëzimi i pemës në aksin Ura e Goricës-Ura e Varur, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin krah dhe tashmë qarkullimin në këtë aks qarkullimi është duke u monitoruar nga efektivë të policisë rrugore.

Pasi është dëmtuar mbrojtësja prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve, pema ka përfunduar në rrugën automobilistike dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që po presin pemën për të mundësuar hapjen e rrugës dhe për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here