SKANDAL! PS e hap fushatën elektorale me blerjen e votave/ “Shpërdajnë qeset me ushqime”

0
127

SKANDAL! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikëqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën”. Denoncimi me fotografi bëhet nga ish-deputeti demokrat i Qarkut Elbasan, Luçiano Boçi.

Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit. Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve. I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve”, shkruan ai në postim në Facebook.

Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë. Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!”, e mbyll denoncimin ish-ligjvënësi demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here