Edhe Luiza Gega…përgënjeshtron veten, në funksion të propagandës së Veliajt

0
170

Luiza Gega, një nga atletet më të mira të Shqipërisë, është bërë sot pjesë e hapjes së fushatës së Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 30 Qershorit, ku kjo parti garon me vetëveten. Atletja e njohur, në funksion të propagandës së Erion Veliajt, ka bërë një deklaratë, e cila bie ndesh me deklarime të saj të mëparshme.

Luiza Gega tha se është e lumtur që në Tiranë po shtohen terrenet sportive, nën drejtimin e Lali Erit.

Nuk jam pjesë e asnjë partie, e them me sinqeritet.  E vetmja gjë që dua është që ta shoh vendin tim të ecë përpara dhe mundohem shumë që në çdo aktivitet ta përfaqësoj atë sa më denjësisht dhe më bëhet zemra mal kur shoh sa shkolla,sa çerdhe,  terrene sportive po shtohen çdo ditë d he dua ta shoh edhe pas 30 qershorit”, tha Gega në fushatën e Veliajt.

Por, në 18 Shkurt të këtij viti, në një intervistë për gazetaren Beti Njuma, Luiza Gega shprehet se në Tiranë mungojnë terrenet sportive, konkretisht një pistë vrapimi me parametrat e duhura për t’u stërvitur dhe për pasojë asaj i duhet të udhëtojë thuajse çdo ditë për në Elbasan.

Beti Njuma: Stërvitesh në kushte të vështira sepse Tirana nuk ka një pistë.

Luiza Gega: Po, në fakt kjo e vështirëson shumë situatën, sepse infrastruktura është baza. Mospasja e një piste, shkuarja në Elbasan pothuajse çdo ditë, e vështirëson shumë. Por që nuk është vetëm Luiza, shteti duhet të mendojë edhe për të tjerët që duhet të vijnë si Luiza. Po nuk vendosën bazën,

Në një pjesë tjetër të invervistës me Beti Njumën Luiza Gega thoshte se:

Luiza Gega: Asgjë nuk ndryshon, akoma Tirana nuk ka një projekt për një pistë të re vrapimi dhe unë këtë nuk e kuptoj dot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here