Zyrtare/ Conte firmos me Interin, detajet e kontratës…

0
116

Interi zyrtarizon trajnerin e ri, i cili do të zëvendësojë Lucciano Spalettin.

Në fakt, ishte vetëm çështje orësh firma me Antonio Conten, i cili do të ulet në stolin zikaltër gjatë 3 sezoneve të ardhshme.

Klubi zikaltër njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm marrëveshjen zyrtare me ish-trajnerin e Juventusit dhe Italisë.

Conte ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

“Jam i sigurtë se Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë që ekziston. Unë jam i sigurt se kjo do të na ndihmojë të arrijmë qëllimin tonë, për të arritur misionin tonë që është gjithmonë i njëjtë: të sjellim këtë klub përsëri ndër më të mirët në Botë”, deklaroi presidenti Zhang.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here