Standard.al

Tani udhëtimi nga Elbasani në aeroportin e Ohrit me autobus

0

 

TAV Maqedonia, operatori i aeroportit të Maqedonisë Veriore, sot në Elbasan, Shqipëri, paraqiti mundësitë për udhëtime të lira nga Aeroporti i Shën Apostol Palit në Ohër dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për qytetarët e Shqipërisë, në një takim me agjencitë turistike lokale në këtë qytet në pjesën qendrore të Shqipërisë. Përveç promovimit të rrjetit të linjave ajrore të aeroporteve të Shkupit dhe të Ohrit, TAV Maqedonia sot, agjencive turistike në rajonin e Elbasanit ia theksoi rëndësinë e futjes së një linje të rregullt nga Elbasani në aeroportin e Ohrit, pasi futja e një linje të tillë të rregullt autobusi me të vërtetë do të vejë në dispozicion afërsinë e të dy qyteteve, të cilët kanë një largësi prej 86 km ose vetëm një orë e gjysëm larg njeri-tjetrit.

Aeroporti i Shën Apostol Palit në Ohër ka gjithsej 18 destinacione, 8 prej të cilave janë të rregullta dhe në të njëjtën kohë janë fluturime ajrore me kosto të ulët gjatë gjithë vitit:Cyrih,Bazel, Vjenë, Londër, Malmo, Milano, Memingemi dhe Dortmundi.10 destinacionet e tjera nga Aeroporti i Ohrit janë sezonale, domethënë në periudhën nga prilli në tetor: Amsterdam, Bruksel, Stamboll, Talin, Tel Aviv, Varshavë, Eindhoven, Katovicë, Mastriht, Adana.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.