Standard.al

“Sonte Nata e Kadrit!” Urimi i Berishës: Ti lutem Zotit të Gjithëfuqishëm për fat dhe shëndet…

0

Nata e Kadrit për besimtarët myslimanë është një natë të cilën Zoti e ka përzgjedhur  për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta.

Siç thuhet në Kuran, ajo është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj, në të engjëjt e Zotit të kryesuar nga Xhebraili zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri si edhe ajo është një natë e bereqetshme dhe mbizotëruar nga paqja deri në agim.

Në këtë natë të bekuar për besimtarët myslimanë, nuk ka munguar as mesazhi i ish kryeministrit Sali Berisha.

“Sonte Nata e Kadrit!

Miq, sonte është Nata e Kadrit, nata e fatit. Ndaj dhe ne të dashur miq le ti lutem Zotit të Gjithëfuqishëm për fat dhe shëndet në familjet tona dhe mbarësi për kombin shqiptar”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.