“Në ambientet e shkollave!” Përdorimi i drogës nga të rinjtë shqetësim në Elbasan

0
97

Në Elbasan problem nuk është kultivimi i bimëve narkotike, por përdorimi i drogës nga të rinjtë deri në ambientet e shkollave. Në luftën kundër këtij fenomeni, rezultate priten nga ngritja e zonave policore në qytet dhe vendosja e kamerave të sigurisë. Me vetëm një rast kultivimi të zbuluar, Elbasani cilësohet një qark i pastër.

Përdorimi i drogës nga të rinjtë deri në ambientet shkollore mbetet problem shqetësues në qytetin e Elbasanit, gjithmonë i cilësuar si zonë e nxehtë e kriminalitetit.

Ndaj krahas veprimeve operative, drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe ata lokalë presin rezultate nga krijimi i zonave policore dhe vendosja e kamerave të sigurisë në qytet.

Rovena Voda: Policimi në komunitet lidhet edhe me këtë fenomen që ju përmendët. Pra pikërisht edhe në disa raste të konsumimit të lëndëve narkotike nga të rinjtë në shkolla.

Nga ana tjetër me vetëm një rast të zbuluar të kultivimit të kanabisit për vitin 2019, Elbasani konsiderohet nga Policia si një prej qarqeve me të pastër për këtë vit.

Por në takimin taks forcës anti kanabis u kërkua që ky rezultat të mos prodhojë vetëgëzim.

Rovena Voda: Pas këtij muaji nuk duhet të diskutohet më për këtë çështje. Mos të kalojmë në atë gjëndjen e kënaqësisë. Krimi është gjithmonë një hap para nesh. 

Bashkëpunimi mes të gjithë strukturave dhe qytetarët u vlerësua me rëndësi në luftën anti kanabis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here