“Kryeministri po i bën qefin vetes”, Rama e di që nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor”

0
171

Edi Rama e di edhe vetë që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitë. Paralajmërimi është bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, në studion e Oranews.

Ai tha se kryeministri po i bën qefin vetes, por zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

“Ato nuk janë takime, ato janë ahengje për ti ngritur humorin Edi Ramës, për të mbajtur me garjet, për të thënë se ka fushatë. Pa diskutim që nuk ka fushatë sepse nuk ka zgjedhje. Ka tentativë për të bërë votim, që do të dështojnë në mënyrë më spektakolare. Unë shpresoj para datës 30 qershor, por nëse arrijnë në atë datë do të pamundësohen zgjedhjet. Kështu që përderisa nuk ka zgjedhje nuk ka fushatë”, tha Salianji.

Ish-deputeti Salianji tha se zgjedhjet do të bllokohen me çdo formë.

“Me çdo formë. Zgjedhjet janë për popullin, janë që populli të diktojë se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme dhe nuk është politika që dikton popullin se kush janë njerëzit që ajo do të imponojë për tu vjedhur në 4 vitet e ardhshme”, tha Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here