Standard.al

Dy qendrat antishqiptare që furnizojnë Hashim Thaçin me shpifje kundër Sali Berishës!

0

 

Enver Bytyçi

Hashim Thaçi, duke u furnizuar me akuza të rreme nga Beogradi dhe zyra e Edi Ramës në Tiranë vazhdon të deklarohet kundër liderit demokrat e patriot, Sali Berisha, me mashtrimet e radhës, të cilat ka vite që artikulohen në median antishqiptare të Tiranës, Beogradit dhe Prishtinës.

Në intervistat e tij ai vazhdon trillimet e kuzhinës së shpifjeve të Beogradit për gjoja “takime e bashkëpunim të Berishës me Milosheviçin. Ai foli përsëri për naftën, të cilën ai tha se Berisha ia dha Milosheviçit në kohën e luftës në Kosovë! (Në kohën e luftës në Kosovë Berisha ishte në opozitë dhe nuk mund ta bënte një gjë të tillë edhe sikur të donte).

Por për ta përgenjështruar bashkëpunëtorin e Beogradit, fatkeqësisht president të Kosovës, hashim Thaçin, i cili punon ende sot për tjetërsimin e territoreve të Kosovës, po rendis disa fakte:

  1. Berisha u promovua si kundërshtar i diktaturës në vitet 1988-1990 jo vetëm për artikujt me natyrë humane, demokratike e liberale, por edhe për elaborimin e një koncepti të ri në raportet e Shqipërisë me Kosovën e shqiptarët në ish-Jugosllavi, duke artikuluar bashkimin kombëtar si zgjidhjen e vetme të progesit të shqiptarëve në rajon.
  2. Sali Berisha e themeloi Partinë Demokratike duke vënë në themel të programit të saj çeshtjen kombëtare të shqiptarëve, në veçanti zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës. Të gjitha manifestimet dhe protestat e vitit 1990-1992 kishin në themel të veprimtarisë politike dhe patriotike të Berishës e PDSH-së Kosovën dhe trojet shqiptare në Ballkan! Portretet e Rugovës dhe fatkeqësisht Qosjes mbushnin sheshet e Tiranës dhe qyteteve shqiptare me opsionin për bashkim kombëtar.
  3. Nga kontaktet e para në opozitë gjatë vitit 1991 e deri në kontaktet zyrtare si president i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka komunikuar te partnerët ndërkombëtarë më shumë çeshtjen e Kosovës, sesa problematikat dramatike të Shqipërisë së rrënuar nga diktatura.
  4. Takimi me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1992 është takimi i Sali Berishës për Kosovën dhe jo për Shqipërinë, fatin e së cilës ai e shihte të zgjidhur me fitoren e demokracisë. Me presidentin Bush Senjor ai qëndroi në lidhje të ngushtë në çdo kohë të veprimtarisë së vet politike, derisa u pranua si mik I sjtëpisë së madhe të Bushëve. Eshtë paimagjinueshme sesi një mik i familjes dhe jo vetëm presidentëve Bush të nderohej e respektohej aq shumë, duke qenë njëkohësisht “bashkëpunëtor i Milosheviçit”, siç e paraqet shërbëtroi i vërtetë i Beogradit, hashim Thaçi.
  5. Takimet me Helmut Kohl dhe Bill Clinton ishin takime që në epiqendër kishin zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës. Shqipëria, hallet dhe problemet e saj vinin në rend të dytë.
  6. Në kohën e luftës çlirimtare në Kosovë, Sali Berisha promovoi parullën e famshme “Një komb, një qëndrim”, parullë të cilën u detyruan ta mbështesin për shkaqe elektorale edhe socialistët, pra kundërshtarët e Berishës. Me këtë parullë ai krijoi kohezionin dhe klimën patriotike te shqiptarët, klimë e cila ishte helmuar nga shpifjet e miqve të Hashim Thaçit në Tiranë për gjoja karakterin imoral të shqiptarëve të Kosovës që jetonin në Shqipëri.
  7. Gjatë luftës në Kosovë kulla e Sali Berishës në Tropojë ishte shndërruar në një bazë të fuqishme për ushtarët e UÇK-së, nga ku djemtë e Kosovës organizoheshin e nisnin aksionet ushtarake kundër Serbisë. Aq e vërtetë është kjo sa emigrantët, të cilët vinin nga diaspora, shkonin në Tropojë e riktheheshin në Tiranë, në disa raste ma kanë pohuar këtë me gojën e tyre. Dhe shumica prej tyre i përkisnin Partisë së Hashim Thaçit, LPK-së.
  8. Sali Berisha gjatë lidershipit të tij në pushtet dhe në opozitë nuk pranoi kurrë që të krijojë marrëdhënie klienteliste me Prishtinën, duke krijuar një klimë të re mirëkuptimi për klasën politike të Kosovës. Ndërkohë që pasardhësi i tij, Edi Rama, nuk ka lënë rast pa hedh helm e përçarje të klasës politike kosovare e shqiptare në rajon. Gjithkush duhet të besojë se ata që përçajnë kombin shqiptar dhe elitën politike në Kosovë janë njëkohësisht bashkëpunëtorët e Serbisë, e cila ka pikërisht këtë qëllim strategjik. Përçarjen në Kosovë e solli Hashimi dhe Rama me idenë serbe të ndarjes së saj, por edhe me ndarjet ideologjike që krijojnë.
  9. Sali Berisha ishte aq imponues në çeshtjen e Kosovës sa “e detyroi” presidentin amerikan Bush që ta shpallë pavarësinë e Kosovës më 10 qershor 2007, në Tiranë, në konferencë shtypi me kryeministrin Berisha, gati 8 muaj para se Hashimi të lexonte aktin e pavarësisë të shkruar nga amerikanët, britanikët dhe gjermanët.
  10. Sali Berisha ishte aq i lidhur me Kosovën sa këtë mund ta dëshmojnë ish-kundërshtarët politikë të tij seriozë, të cilët kanë kontribute në liftën e Kosovës si psh Pandeli Majko, Ilir Meta dhe të tjerë. Unë nuk i kam dëgjuar këta kurrë të shpifin e trillojnë si Edi dhe Hashimi kundër Sali Berishës dhe kjo ndodh se ata kanë aq personalitet dhe integritet sa edhe kundërshtarit t’ia njohin meritën e patriotizmit të flaktë!

Gjithçka tjetër është përrallë, shpifje, trillimiI qëllimshëm që lideri patriot dhe i përkushtuar për çeshtjen kombëtare shqiptare e për Kosovën, pra Sali Berisha, të zhvishet nga cilësia themelore që e karakterizon, dashuria për atdheun, kombin e shqiptarët kudo që janë.

Këto përpjekje janë koordinim i disa qendrave. Dy qendrat kryesore qëndrojnë në Beograd dhe tjetra në zyrat e Rilindjes, të cilat veprojnë në koordinim me njëra-tjetrën. Këto dy qendra kanë koordinatorët e tyre, dy prej të cilëve njihen mirë. Njëri ishte bashkëpunëtor i Milosheviçit, tani është koordinator i Vuçiqit, Thaçit dhe Edi Ramës e quhet Baton Haxhiu. Tjetri jeton në Tiranë, tani është mik dhe bashkëpunëtor i Edi Ramës, por që ka një histori ndryshe dhe për të cilin mund të dëshmon për lidhjet e tij 20 mbi 20 vjeçare me Beogradin përmes një axhencie lajmesh “Beta”!

Tiranë, më 30.05.2019

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.