“Sali ti kishe patur të drejtë”, Berisha “trondit” Ramën dhe Thaçin: Zbardh takimin me Demaçin dhe…

0
139

“Edi Rama është një përçarës kombëtar. Ai nuk kursen as të vdekurit, as presidentin Ibrahim Rugova në udhëtimin e tij të parë si kryeministër në Kosovë, çka detyroi deputetët e LDK t’a braktisin teksa fliste fjalimin e hartuar nga Rexhep Qosjeviç. Përçarjen kombëtare e ka platformë Edi Rama”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në T7.

Berisha tha se për vrasjen e gazetarit Ali Uka, është shoqëruar edhe Hashim Thaçi, por shtoi se ai nuk e di se kush e ka kryer në atë kohë vrasjen e gazetarit.
Ish-kryeministri nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Thaçit duke e quajtur argati, ndërsa shtoi se ai shpërndante oficerë të Shikut për të sulmuar figurën e Rugovës.

“Edhe unë u bëja me dije se çfarë ishte kjo fushatë anti-kombëtare ndaj Rugovës. Bënin listat e vdekjes se kë do të ekzekutonin. Gjatë luftës në Kosovë presidenti Clinton, solli një përfaqësues të vetin, i cili kishte qenë këshilltar i Regan, Bush dhe Clinton, ambasadori Bob Froji. Kisha miqësi me të.

Bënin propagandë të madhe kundër Rugovës, sidomos ikja në Beograd. Do të them një gjë, i them, do doja tja përcjellësh presidentit tënd, këtë betejën me Rugovën e ka të humbur.

Rugova në rradhë të parë është misionar, politikan që fiton betejën me një misionar, nuk ndodh. Rugova do vinte në Shqipëri nga Italia.

Çfarë i bëjnë? i dërgojnë një faks (ministria e jashtme në Tiranë) që do të vish në Shqipëri si kryetar si LDK-së, jo si i Kosovës. Rugova merr një vendim, anullon vizitën në Shqipëri e fluturon në Maqedoni. Aty e pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme.

“Sali ti kishe patur të drejtë”, më tha. E pritën si Mesia, si çlirimtar””, tha Berisha.

Ndërkohë ai u shpreh se ka pasur miqësi me Adem Demaçin, duke kujtuar momentet se kur e ka takuar dhe bisedat e zhvilluara.

“Takimi i fundit me të ka qenë në ditët e Rambujesë. Më erdhi dhe më thotë: kam ardhur që të ndikosh te Bujar Bukoshi dhe të na japin fondin e 3 %. Bujari ishte 100 % dakort që të jepej fondi, ai bënte përpjekje shumë të mëdha për t’u shkrirë me krahun tjetër, ndërsa këta të qeverisë bënin përpjekje të tjera.

I thashë krijoni Bordin që të merrni Fondin. Dhe në fakt nuk e pranoi dhe në këtë takim më pohoi se ishte udhëheqësi i UÇK-së, dhe më pohoi se më ka zgjedhur shtabi.
I thashë të shkojë në Rambuje, por nuk shkoi. Shkoi në Slloveni për shkak të një problem shëndetësor. Më pas nuk e takova më”, tha Berisha, duke pohuar se ka ruajtur të palëkundur sakrificën e tij të jashtëzakonshme.

Berisha kujtoi se Demaçi kishte shkuar dhe i kishte vendosur lule te varri i Enver Hoxhës, por që nuk ia kishte përmendur kurrë këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here