Standard.al

PS fushatë edhe në maternitet, “Koço Glozheni” dyndet nga propaganda

0

Kur edhe fiks një muaj na ndan nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, “ethet e fushatës” duket se kanë prekur edhe maternitetet.

Në faqen e Maternitetit “Koco Gliozheni” shpërndahen çdo ditë pastime të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe kryeministrit Edi Rama.

Fotot e mëposhtme tregojnë vetëm disa prej postimeve pro-qeveritare të bëra nga faqja, e cila përvjeçse mjekësisë duket e interesuar edhe për politikën.

Ndoshta vërtet të porsalindurit nuk kanë të drejtë vote, por prindërit dhe të afërmit e tij kanë dhe këtë gjë propaganda qeverisëse është kujdesur që ta shfrytëzojë më së miri.

Edhe pse faqja nuk është e verifikuar e me të njëjtin emër qarkullojnë disa në rrjetin e Facebook, sërish është në detyrën e “syve vëzhgues” që postime të tilla të mos publikohen në institucionet shëndetësore.

Ndryshe përveçse Aleancës për Shqipërinë Europiane, maxhoranca në zgjedhjet e qershorit do të mbështetet edhe nga administrata.

 

dosja.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.