Standard.al

Fonde publike pa garë! Trondit eksperti i ekonomisë: Koncesionet shkojnë në 2 miliardë euro!

0

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se koncesionet, deri në fund të këtij viti, do të kapin shifrën e 2 miliardë euro, një shifër marramendëse, që rrënon financat publike. Xhepa foli gjithashtu edhe për koncesionin e rrugës “Milot-Balldre” dhe kostot e saj të fryra.

“Asnjë nga institucionet e shtetit nuk ka reaguar. Prokuroria duhet të hapte një hetim. Ndodhi mashtrimi i madh që u zbulua nga media me Unazën dhe prapë nuk e dimë cfarë ka ndodhur. Propozimet e pa kërkaura dhe të gjitha këto, tregojnë se më shumë se 60% e fondeve publike jepen pa garë.

Ligji thotë që metoda e parë që duhet të realizohen këto vepra, është gara e hapur. Të gjitha këto lloj kontratash, nuk është marrë vesh si janë dhënë. Nuk është marrë vesh si janë bërë inceneratorët, kontratat e rrugëve. Pse është zgjedhur Milot-Balldre dhe jo Milot-Vorë që lidhet me korridorin Durrës-Kukës.

Është zgjedhur një corridor që nuk shkon gjëkundi. A ka një studim? Ligji i koncesioneve thotë se duhet të ketë krahasim, të projekteve alternative. Deri në fund të këtij viti, kontratat me PPP, shkojnë në 2 miliardë euro, një shifër jashtëzakonisht shqetësuese.

Raporti i KE-së, thotë se ministria që merret me këtë punë, nuk ka mundësi të bëjë studime.

Kontrata normale tipike, është që investitori me paratë e veta bën punën dhe kur fillon zhfrytëzimi i veprës, duhet të vjelë taksën dhe diferencën ta paguajë shteti. Në këtë rast buxheti do paguajë, pa mbaruar vepra. Projekti do të fillojë të financohet për dy vjet me 70 milionë euro.

Kjo më duket një gjë shumë e habitshme. Një firmë që do të marrë kredi 70 milionë euro, duhet të ketë një garanci 1.5 herë vlera e kredisë. Kolaterali duhet të jetë 150 milionë euro. Kush e garanton kolateralin që kompania të marrë këtë hua?”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.