“Oligarkisë po i vjen fundi”, mesazh “tronditës”: 6 të babëziturit që kanë shënë në dorë shqiptarët

0
96

Lideri demokrat Lulzim Basha i ka bërë thirrje Ramës që të paktën një herë në jetën e tij, të vendosë interesin e qytetarëve dhe jo pasurinë e pushtetin e tij.

Basha tha se vetëm zgjedhjet e lira mund ta cojnë Shqipërinë në BE.

Ai tha ndër të tjera se 6 të babëzitur kanë shtënë në dorë shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

“Zgjidhja është e thjeshtë: nëse Edi Rama një herë në jetën e tij do të vendoste interesin tuaj e jo pasurinë dhe pushtetin e tij, largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike, një qeverie të integrimit evropian që do të mundësojë zbatimin e kushteve.

Zgjedhje të lira e të ndershme, dënimin e politikanëve të kapur duke vjedhur votat. Nuk ka vend që i hapen negociatat një qeverie që vjedh votat. Zgjedhjet e lira janë rruga drejt BE-së. Ora po afron për fitoren e kësaj betereje, për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha e krimit. Koha ka mbaruar kur një njeri i vetëm vendos për shqiptarët.

Të majtë e të djathtë ti japim fund krizës dhe tranzicionit të tejzgjatur. Një parlament që iu takon ju e me deputetë që përgjigjen para jush e jo para kryetarëve, një parlament me një ose dy dhoma, një president të zgjedhur nga populli, ndarje pushtetesh, drejtësi të pavarur që ndëshkom politikanët, referendum popullor që mos ketë askush fuqi apo guxim që të mbushë xhepat e tij me afera korruptive, dekriminalizim të zgjedhjeve që partitë mos merren peng nga trafikantët., paketë anti-mafia kundër oligarkisë. 6 të babëzitur që kanë shtirë në dorë shqiptarët. Oligarkisë po i vjen fundi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here