“Ka sekret shtetëror”, gazetari Gjergj Erebara: Koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës s’ka transparencë

0
349

Gazetari Gjergj Erebara ka folur për kontratat sekrete të qeverisë, disa prej të cilave janë publikuar së fundimi. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Erebara tha se koncesioni i rrugës Tiranë – Durrës është një prej koncesioneve qeveritare që nuk është transparente.

Erebara vuri në dukje se kostot e kontratave të nënshkurara nga qeveritë në Shqipëri merren vesh pas 10 vitesh.

Beti Njuma: Po flitet për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, një prej akteve më të rëndësishme?

Gjergj Erebara: Kjo është në vijim të të gjitha koncesioneve të qeverisë, të cilat nuk kanë transparencë dhe që ne nuk jemi në gjendje ti gjykojmë sa do jetë kostoja jonë si qytetarë dhe sa do jetë përfitimi jonë si qytetarë. Kjo është rasti kur ne duhet të besojmë që qeveria na do të gjitha të mirat dhe nuk ka korrupsion në Shqipëri, ose do ta kundërshtojmë për faktin se nuk ka informacion dhe ka sekret shtetëror. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here