Goxhaj: Parashikimi im për Sorosin dhe Sorosizmin 25 vjet më parë!

0
130

PARASHIKIMI IM PER SOROSIN DHE SOROSIZMIN 25 VJET MË PARËI (Artikulli i plotë me tekst)
[kur askush se dinte as jashtë e as brenda se kush ishte dhe unë ende kisha dyshimet e mia  ]
BOTUAR QE NE VITIN 1994: gjendet edhe sot ne Biblioteken Kombetare i botuar ne Gazeten APOLITIKA
Nga Avokati Altin Goxhaj:

“Ndryshe nga Marshalli, qe 40 vjet me pare perparesi i vuri teknologjive te reja per Europen Perendimore, Sorosi po investon vetem per trurin e Europes Postkomuniste, per krijimin e nje klase te re intelektuale qe neser do te marre ne duar gjithe jeten e gjysmes se Europes!”

Miq ky shkrim i imi ne Prill 1994, me pak se 2 vjet pas instalimit te Soros ne Shqiperi, kur askush nuk e dinte se kush ishte, gjendet i botuar ne Gazeten APOLITIKA dhe ndodhet ne Biblioteken Kombetare. Ky shkrim i imi tregon se sa i qarte kam qene qe atehere se pse ndodhet Soros ne Shqiperi dhe kush ishte plani i tij! Ne ate kohe ende Soros nuk ishte perzene apo “prere duart” ende nga asnje vend i Evropes Lindore, dhe ne Shqiperi sapo e kishte filluar operacionin e tij per kapjen e Klases Politike ne sherbim te interesave te tij! Rama kishte vetem 2 vjet ne Soros dhe si ati gjithe te tjeret, edhe dy grate e tija… Me kete shkrim vertetohet se une isha i pari shqiptar (te pakten ne kohe) qe pershkroi me hollesi Planin e tij per Shqiperine ne nje kohe qe askush sia kishte idene e asgjeje per Soros dhe sorosizmin 
“Nje njeri kur ka miliarda me miliardat e tij ai mund te beje gjithcka ne jete: te masakroje apo rrenoje nje popull te tere, por dhe te krijoje hapesira pa kufi per nje shoqeri qe rilind!” Kjo ishte dilema konkluzive ime 21 vjet me pare dhe fatkeqesisht rezultoi varianti i dyte…
Lexojeni te gjithe dhe do habiteni sic u habita edhe une dje kur ma derguan se e kisha harruar fare, po fare fare qe e kisha shkruar kete parashikim qe 21 vjet me pare 
Dhe kuptova qe atehere “lo sapeva troppo”  ndaj dhe mu desh te perballesha gjithe jeten me keta plehra dhe s’mu ndane per 2 dekada rresht dhe prej me shume se nje dekade s’u ndahem une tashme 

XHORXH SOROS NENE TEREZA ?!
BAMIRESI ME I MADH I SHEKULLIT ?!
I CMENDUR ?!
APO BIZNESMEN-FILOZOF-POLITIKAN?!
Nga Altin Goxha

Plani Sorros eshte plani Plani Marshall i kohes postdiktatoriale!
Ketu nuk kemi te bejme aspak me nje krahasim superlativ. Bile ne nje kendveshtrim, eshte Sorrosi ai qe paguan nga xhepi i tij, ndersa Marshalli perdori fondet taksapaguesve te thjeshte amerikan.
Dhe akoma me, Plani SORROS, jo per faj te Marshallit, eshte nje perpjekje per te ndrequr inkoherencen Lindje-Perendim.
E pra behet fiale per qindra milione Dollare, te gjitha te investuara cuditerisht jo ne ekonomi, sic eshte ne natyren e nje biznesmeni, por ne nje lloj tjeterfushe: ne ate te TRUVE!
Po c’eshte ky njeri qe paguan nga xhepi i tij para te fituara me djerse (pra jo ndonje trashegimi – mundesi me e lehte abuzimi) per ndertim Universitetesh, shkollash, per subvencionime shkence, etj.

I cmendur?!
Ai njihet si personalitet jo vetem ne fushen e ekonomise, por dhe te politikes, e per me teper nuk eshte perkrahes ndonje rryrne ekstremiste, shkurt nuk mund te jete i cmendur!

Bamires?!
Kete ai e mohon me gojen e tij: “…filantropia eshte shpesh hipokrite dhe gjithmone paradoksale”.

E pra, c’eshte atehere?!
Te kuptosh se c’eshte ai, duhet te kuptosh filozofine e projektit te tij, i cili gelltit nje pafundesi milionash cdo vit.

Ndryshe nga Marshalli, qe 40 vjet me pare perparesi i vuri teknologjive te reja per Europen Perendimore, Sorrosi po investon vetem per trurin e Europes Postkomuniste, per krijimin e nje klase te re intelektuale qe neser do te marre ne duar gjithe jeten e gjysmes se Europes!

Po ai, ai vete c’fiton?!
Mos keta te rinj qe sot shkollohen ne Universitetet e tij do te vIhen ne sherbim te planeve te tij djallezore?!

Mos al punon per CIA-n?!
Pra mos po krijohet nje rrjet proamerikan ne Lindjen e Europes?!
Te gjitha keto mund te ishin te verteta ne rast se ai do te zbatonte cikle te mbyllura proamerikane, por mbeshtetja qe fiton cdokush nga Plani SOROS eshte pa kushte, pa kontrata, pra thjesht inkubime momentale, e per me teper se bashkepunimi me Perendimin e Europes eshte nje element real dhe percaktues,… Gjithashtu, te gjitha ato akuza mund te ishin te verteta ne rast se nuk do te ishte nje filozofi e tere politike ne themelet e gjithe Planit dhe te vete jetes se Sorrosit!
Koncepti baze i Filozofise se tij eshte “Shogeria e Hapur”:
“…Nje shogeri e hapur eshte me komplekse dhe me e sofistikuar se nje shoqeri e mbyllur. Nje shoqeri e mbyllur i harxhon te gjitha energjite e saj per ruajtjen e sistemit ekzistues, ndersa nje shoqeri e hapur merr ligjin dhe rregullin si piken e nisjes dhe krijon progresin dhe begatine nga ajo baze”.

Arsyeja reale politike-filozofike, qe e angazhon Xhorxh Sorosin drejt aventure eshte rreziku postdiktatorial per kthim ne diktatura te reja , sic thote ai, ne “…shoqeri te reja te mbyllura”. Rreziku i sotem, konsiston ne ate “…qe ajo cka ishte nje shoqeri universale e mbyllur po shkon drejt nje ritrupezimi ne shoqeri te mbyllura ne territore te vecanta, qe do te bazohen ne ideologjine nacionalizmit etnik. Per te mobilizuar shocierine ne bazen e nacionalizmit etnik duhet te ekzistoje nje armik. Nese ky nuk ekziston, atehere duhet shpikur. Prandaj, nacionalizmi etnik perben nje kercenim, jo vetem per vendet e interesuara, por dhe per fqinjet e tyre. Aty ku mbizoteron dhuna, shoqeria e hapur vdes!”

Shkurt: Xhorxh Sorosi, i perket asaj race njerezish qe nuk vijne ne jete per tu ushqyer mire, per te bere qef me femra e me c’fare munden, apo thjesht per t’ua nxire jeten vartesve. Nje njeri kur ka miliarda me miliardat e tij ai mund te beje gjithcka ne jete: te masakroje apo rrenoje nje popull te tere, por dhe te krijoje hapesira pa kufi per nje shoqeri qe rilind! Dhe ne fund te fundit: Burri qe eshte burre, duhet te besoje dicka ne jete!

[U kam bërë tag disave që mund t’a mbajnë mend këtë gazetë dhe disa të tjerëve më të rinj që mund t’a kemi diskutu]

Fotografia e Altin Goxhaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here