Gattuso merr “faturën” e dështimit për në Champions/ “Historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje parash”

0
119

Genaro Gattuso largohet nga Milani, duke ndërprerë kontratën e cila i përfundonte më 30 qershor 2021.

Milani nuk arriti të kualifikohet në Champions League dhe mesa duket faturën e dështimit e ka marrë përsipër vetë tekniku.

Në fakt, Milani duhet ta dëmshpërblejë Gattuson me 5.5 milion euro, aq sa e kishte pagën vjetore, por kjo ndoshta nuk do të ndodhë.

“A po heq dorë nga një kontratë 2-vjeçare? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje parash”, është shprehur Gattuso, i cili mesa duket nuk do t’ia kërkojë klubit kuqezi 5.5 milionë eurot që i takojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here