Pas një grindje të dhunshme/ Shqiptari godet me çekiç gruan, më pas veten…

0
106

Në kulmin e një sherri një 65-vjeçar ka humbur arsyen dhe ka qëlluar me çekiç bashkëshorten e tij, një fqinje dhe më pas është vetë qëlluar.

Ngjarja ndodhi këtë të hënë rreth orës 09:40 në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos.

 

Mediat italiane raportojnë se 65-vjeçari që kishte mbetur pa punë prej pak kohësh është shtruar në spital, ndërsa rrezikon seriozisht jetën. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij 69 vjeçare. Në gjendje më të stabilizuar ndodhet fqinja e tyre, një 77 vjeçare që shqiptari e goditi me thikë.  Mësohet se debati mes çiftit kishte lindur nga arsye banale, por sipas policisë italiane gruaja nuk ka paraqitur ankesa ndaj bashkëshortit të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here