“Koha vërtetë po mbaron!” Tjetër reagim i fortë nga PD për letrat e Ramës: Ti japim atë që meriton

0
90

Nënkryetari i i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjet ka reaguar lidhur me letrat publike të kryeministrit Edi Rama, ndaj kreut demokrat Lulzim Basha.

“Koha vërtetë po mbaron! Është koha për të ndryshuar …Ti japim atë që meriton!”, shkruan Paloka në rrjet, duke postuar edhe njoftimin për protestën që është thirrur nga opozita më 2 qershor.

Në letrën e tij të 6-të, Rama shkruan se atyre po i vjen fundi.

“E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit.
S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar.

Dy vjet më parë Ju bëtë fiks të njëjtën gjë dhe fiks për të njëjtat arsye: Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia. Asokohe kishit ikur nga Kuvendi dhe ishit mbledhur në Çadrën e Republikës së Re, për të mbrojtur drejtësinë e vjetër duke refuzuar të votoni Vetingun. Dihet si shkuan gjërat, s’po zgjatem”, shkruan Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here