Standard.al

Vidhte portofolët dhe telefonët, kush është ‘skifteri’ që ‘gjuante’ urbanët….

0

Një hajdut portofolësh në urban që ishte kthyer në makthin e pasagjerëve është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ai quhet Arben Osmani dhe është identifikuar nga Policia falë denoncimit të disa personave, të cilëve u kishte vjedhur telefonin dhe portofolin.

Në datën 17 dhjetor 2018, në Komisariatin e Policisë nr 4 është paraqitur shtetasja Trëndelina Lagësira, e cila ka deklaruar se duke udhëtuar me urbanin e Unazës i është vjedhur portofoli.

Kallëzuesja e ka njohur hajdutin nëpërmjet fotove që i ka paraqitur Policia, ku ka dalluar atë të Arben Osmanit.

Më datën 1 gusht 2018, po në këtë komisariat është është paraqitur shtetasi Gani Kolgjini i cili ka deklaruar se në ambientet e Poliklinikës Nr.9, Tiranë, i është vjedhur portofoli.

Nga verifikimi i kamerave të kësaj poliklinike është konstatuar se shtetasi Arben Osmani i ka futur dorën në xhep dhe i ka marrë portofolin.

Po kështu nga vëzhgimi i kamerave është konstatuar edhe një person i dytë që bënte roje, i identifikuar si Ruzhdi Xhaferri, i cili nuk është gjendur ende nga policia.

Më datën 8 gusht 2018, po në komisariatin nr,4 është është paraqitur për kallëzim shtetasi Ibrahim Arapi, i cili ka raportuar se i është vjedhur portofoli në Poliklinikën Nr.9.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.