Standard.al

Shehu: Protesta e djeshme më e rëndësishmja në historinë e demokracisë sonë…

0

Ndërsa ka komentuar protestën e gjashtë kombëtare të opozitës, të zhvilluar ditën e djeshme, para kryeministrisë, ish-deputeti demokratit, Tritan Shehu, e ka konsideruar atë si “ protestën më të rëndësishme në historinë e demokracisë sonë”.

Në një postim në facebook, Shehu shkruan se pjesëmarrja ishte shumë e lartë, ndërsa ka veçuar qarkun e Gjirokastrës.

Postimi i plotë:

“Frika eshte vrare”!

Dje ishte nje proteste mbare popullore, qe tejkaloi mesazhet e numrat.

Ishte nga protestat me te rendesishme ne historine e demokracise sone, jo thjesht per nga dimensionet me burra e gra, djem e vajza, punonjes, studente e te pa pune, nga Tirana e gjithe Shqiperia.

Qarku i Gjirokastres ishte aty ne menyre impresionuese, mbi numrat qe priteshin dhe qe udhetuan se bashku.

Edhe te tjere Gjirokastrite, Tepelenas, Kelcyriote, Dropullinj, Libohovite, Memaljote, Permetare te ardhur individualisht, studente e banues ne Tirane a Durres ju bashkuan te pareve, duke “thyer” numrat e deklaruara e ngritur vendosmerine.

Te rinjte nga Picari, qe mbreme u ndaluan padrejtesisht nga policia nuk u lekunden deri sa u liruan e u nisen drejt vendbanimit me shoket qe i pritnin.

Kjo ishte tablloja e mbremeshme edhe per ate Qark, tabllo qe disave i shkakton “mornica”, duke u bere qesharake nga ”publikimet” e tyre.

Faleminderit te gjitheve, atyre qe erdhen dhe atyre qe na mbeshten prej andej.

Mire u takofshim me date 31; do jemi me shume se “frika eshte vrare”, autokracia po fundoset.

Me poshte keni foto vetem te nje prej grupeve te atij Qarku ne ecje drejt Bulevardit, ku u takuan te gjithe.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.