Protesta e opozitës/ Ky ishte mesazhi i Bashës për Ramën dhe ndërkombëtarët…

0
119

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të protestës, me një mesazh të prerë për Kryeministrin Rama dhe faktorin ndërkombëtar, tha se opozitarët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për votën e lirë.

Sipas kreut të PD-së, opozita nuk do të lejojë kurrë bllokimin e rrugëtimit të vendit drejt BE-së.

“Mesazhi i sotëm (dje) është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë, se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Nuk do ta lejojmë kurrë despotizmin antieuropian, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Europës. Sot japim këtë mesazh të qartë dhe të vendosur. 

Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Europa dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne jemi gati që me gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit, të hapim rrugën e zgjidhjes së krizës, duke bërë të mundur së pari largimin e shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe përmes një qeverie tranzitore garantimin dhe ndarjes së pushteteve, realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe daljen e një qeverie të zgjedhur nga popullit.

Le të ndahemi me një mesazh të qartë dhe të prerë; se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund dhe paralajmërimi se kush mendon që me dhunën e krimit dhe paligjshmërisë do ta thyejë këtë vendosmëri, gabon rëndë dhe pret vetëm përmbysje popullore”, tha Basha.

Në përfundim të protestë, Basha dhe ish-deputetët vendosin që protesta e shtatë kombëtare të zhvillohet më 31 maj, ditën kur pritet që PS të nisë fushatën për zgjedhjeve vendore.

KRYEMINISTRI

Në kohën kur ndërkombëtarët po flasin çdo ditë për një zgjidhje politike për krizën, Basha garantoi edhe një herë se largimi i Kryeministrit Rama është i panegociueshëm.

“Ky mesazh është shansi për zgjidhjen politike të krizës.

Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë.

Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Europës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për t’i hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Europa. 

Le t’i lutemi Zotit, se arsyeja e njerëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do t’i mbivendoset verbimit të syve të atij që është kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin. Populli shqiptar, populli europian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik!”, tha kreu i PD-së.

PROPOZIMET

Duke garantuar se nuk do të ketë asnjë dialog në kurriz të shqiptarëve, Basha theksoi edhe njëherë nevojën për dialog kombëtar për zgjidhjen e krizës. Propozimet e tij, Basha i përsëriti përpara protestuesve.

“Propozimet tona po diskutohen kudo në Shqipëri. Një Parlament të fortë që merret peng vetëm nga ju, që kontrollon qeverisjen me një apo dy dhoma. Me deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt apo proporcional me lista të hapura. Një President me kompetenca të plotë kushtetuese, drejtësi të pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin. 

Referendumi popullor si e drejtë e patjetërsueshme për të vendosur ju për çështjet që ju takojnë. Financimi i partive politike për të dekriminalizuar politikën për të bërë që as partitë dhe as zgjedhjet mos të jenë preja e radhës e krimit të organizuar. Një paketë e fortë masash për t’i dhënë fund krimit në Shqipëri për t’i çuar aty ku e kanë vendin bashkë me politikanët që vodhën zgjedhjet”, deklaroi kreu i PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here