Pranoi mandatin e deputetit, Kreu i PEISH: Nuk je më pjesë e partisë

0
180

PEISH – Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë.

Deklaratë për Shtyp:

PEISH prej marsit të vitit 2017 i është bashkuar me vendim politik e me vullnet të lirë Koalicionit Opozitar dhe Aleancës me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

Ne si PEISH kemi firmosur gjithashtu edhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit opozitar me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

Vendimet politike të PEISH janë të detyrueshme për çdo anëtar dhe drejtues të PEISH-it.

Kush shkel apo refuzon zbatimin e vendimeve politike të PEISH-it, humbet automatikisht anëtarësinë në parti e për rrjedhojë edhe çdo funksion a të drejtë në Partinë tonë.

Sikurse e kemi ndjekur, ditën e enjte është betuar duke marë mandatin e deputetit nga lista vijuese e PD, ish – Sekretari i Përgjithshëm i PEISH z. Ervis Meço.

Qytetari Ervis Meço ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me vendimet dhe vullnetin e tij personal politik, por kurrësesi nuk mund të gëzojë më asnjë të drejtë në PEISH duke qenë se ai ka humbur tashmë automatikisht anëtarësimin e tij dhe çdo funksion brenda PEISH.

Deputeti i listës vijuese të PD Ervis Meço nuk mundet, nuk duhet dhe nuk do ta përfaqësojë në Kuvend e askund siglën dhe përfaqësinë e PEISH.

Ai tashmë është një qytetar i lirë, jo anëtar e as drejtues e asgjë në PEISH.

Vetëpërjashtimi i tij është edhe fundi i marrëdhënies së tij politike me PEISH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here