Standard.al

Policia arreston për herë të dytë biznesmenin, nuk u lejua të shkonte në protestë, madje edhe u dhunua….

0

Kreu i Degës së PD në Kukës, Arif Rexhmati denoncon se një biznesmen nuk është lejuar të marrë pjesë në protestën e opozitës, e mbajtur pasditen e djeshme në Tiranë.

Sipas Rexhmatit, policia ndaloi Xhelil Didën, i cili zotëron një kompani materialesh ndërtimi, lavazh dhe lavanderi.

Ai është ndaluar edhe më parë në protestën e 13 prillit, madje edhe u dhunua.

Denoncimi:

Te nderuar miq, me urdher politik, junta policore e Edvin Rames dhe Sander Lleshaj sot ne oren 16 e 30 min ndaloi biznesmenin e njohur kuksian z. Xhelil Dida.

Ndalimi i z. Dida u be ne postbllokun e policise tek Ura e Drinit te Zi ne kohen qe ai udhetonte me automjetin e tij se bashku me te adermit per te qene i pranishem ne protesten e ores 19 se bashku me qindra mijera shqiptare te tjere.

Pa asnje arsye ai po mbahet ne ambjentet e policise Kukes, ashtu sikurse pa asnje arsye u dhunua fizikisht dhe u helmua me gaz nga policia politike e Rames me dt.13 prill 2019,ku si pasoje u detyrua te kerkoje ndihme mjeksore.

Miq kjo eshte fytyra e juntes policore te Edvinit ne ikje, ku nuk kursehen as te papunet, as studentet, as te pastrehet, as te varferit por as biznesmenet qe nuk jane pjese e tepsise se oligarkeve te Rames.

Koha e tij po mbaron ndaj se bashku sot ne oren 19 para Kryeministrise te tregojme forcen e popullit te bashkuar perkrah Lulzim Bashes!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.