Për interesat e veta djalli citon edhe Biblën!!! Ja si i transformoi Rama fjalët e Tolstoyit…

0
261

Pas letrës së katërt publike, kryeministri Edi Rama i ka bërë edhe një tjetër thirrje opozitës. Me anë të një statusi në rrjetet scoiale, Rama shkruan se ‘durimi nuk është pritje’ teksa citon një nga autorët më të njohur ndër vite e shekuj, Leo Tolstoi.

Por teksa e krahasojmë statusin e kryeministrit me shprehjen e vërtetë të shkrimtarit, vëmë re që Rama ka bërë një gabim.

Kjo pasi i famshmi Tolstoi shkruan se ‘durimi është pritje’.

“Durimi është pritje. Jo të presësh në mënyrë passive. Ky është dembelizëm. Por, të vazhdosh edhe ateherë kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë, ky është durim. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha,”- shkruan Tolstoy.

Ndërsa statusi i kryeministrit ishte ky: “Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi.”

Nuk dimë të themi nëse ky gabim ishte i qëllimshëm apo një lapsus, por ky rast i ngjan mjaft shprehjes që “për interesat e veta djalli citon edhe Biblën”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here