Mori pjesë në protestë, PD zbulon urdhrin që dha deputeti socialist për biznesmenin e djathtë në Elbasan…

0
168

Partia Demokratike,  dega Elbasan ka denoncuar një rast ku një pronari të një pike që shet karburant i është bllokuar biznesi pasi sipas saj ka marrë pjesë në protestën e djeshme të opozitës.

PD shprehet se kjo është një masë që merret ndaj qytetarëve dhe bizneseve që merret për arsyen se mbështesin këtë parti politike. Zyrtarë të PD-së në Elbasanë janë shprehur se, dita e djeshme  më herët filloi me ndalimin e të rinjëve  duke u bërë presion që të mos merrnin pjesë në protesta, ndryshe do të viheshin para ligjit, por kjo  nuk e pengoi sipas tyre  revanshin e popullit të elbasanit  që të merrte pjesë në protestën e 25 Majit.

“Por urdhërat politikë të kryesiuesit të PS-së për Qarkun elbasanit Taulant Balla nuk janë ndalur  vetëm tek qytetarët dhe mbështetsit e PD, por edhe ndaj binzeseve me bindje politike të djathtë. Një grup i Hetimit –Tatimorë nga Tirana në mënyrë të befasishme me urdhër politik, kanë bllokuar  një nga karburantët  “energy blu” të një biznsmeni  me bindje të djathtë.

Edhe pse nuk gjetën asnjë problematikë, këtë e tregon edhe procesverbali që nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata i kanë vënë shiritin deri në një urdhër të dytë politikë. Partia demokratike i bën thirrje  nëpunësve si ato policore por edhe të organit Tatimor, të mos bëhen vegla qorre të këtij pushteti që dhunon qytetarët e vet”,mësohet të ketë deklaruar Dega er Partisë Demokratike në Elbasan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here