Mesazh tjetër për Ramën/ Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar

0
118

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon një ditë pas protestës së organizuar nga opozita e bashkuar. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se Europa i dëgjoi zërin e shqiptarëve dhe se është koha për zgjidhjen politike dhe largimin e kryeministrit, Edi Rama.

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!

Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa”-shkruan Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here