Standard.al

Lëvizjen ‘Rama Ik’, nuk e ndal më as Basha!

0

Lulzim Basha po lëviz si ortek. Nga protesta e parë e stinës së re opozitare tek protesta e sotme, pjesëmarrja është fitorja më madhe. Sot kishte më shumë protestues se në çdo miting tjetër në 3 dekada demokraci pluraliste. Një orë para protestës karvani i makinave nga Qafa e Kasharit tek Zogu i Zi ishte paralajmëruese.
Protesta e opozitës arriti fitoren që në nisje të tij, ku disa qytetarë amerikanë dolën në bulevard, pavarësisht thirrjeve se mund të kishe dhunë. Pjesëmarrja masive e qytetarëve është një fakt që nuk mund të fshihet tashmë as nga mazhoranca dhe as nga mediat afër saj.

Si asnjëherë më parë, qytetarët kanë marrë pjesë në protestë duke mbushur jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Sheshi Nënë Tereza, zonën përreth Piramidës, Kryesisë së Kuvendit dhe deri në sheshin “Skënderbej”. Protesta paqësore u përshëndet edhe nga gazetari i njohur i revistës prestigjioze britanike “The Economist”, Tim Judah, i cili shkroi nga Tirana: “Bulevardi plot, paqësore. Basha merr skenën”.

Pjesëmarrja masive më shumë edhe se me 16 shkurt është fitorja më e madhe e opozitës dhe ky është mesazhi kryesor i Protestës. Kjo është prova që konfirmon se mbështetja qytetare për opoziten eshte rritur pa kufi pas djegies se mandateve dhe kërkesës Rama IK!

Faktor.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.