‘Ka burg që i merr të gjithë këta?’, përgjigja më e bukur ndaj kërcënimeve të Ramës…

0
145

Protesta e gjashtë kombëtare e opozitës së bashkuar, e cila zgjati për rreth dy orë, ishte ndër më masivet të mbajtura në vend që pas rënies së komunizmit.

Por përveçse edhe paqësore, protesta dhuroi edhe momente spektakli, kur mijëra njerëz në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndezën njëkohësisht dritat e celularëve.

Por, ditë më parë, kryeministri Edi Rama do të kërcënonte se, kushdo që prish zgjedhjet e 30 qershorit do ti ndalohet hyrja në BE dhe SHBA. Madje ai dhe anëtarë të tjerë të mazhorancës përmendën edhe burgun.

Nisur nga kjo, pak çaste pas përfundimit të protestës, kanë filluar të shpërndahen meme ironizuese në adresë të tij, ku në një prej tyre thuhet: “Ka burg që i merr të gjithë këta?”. /Syri.net

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here