Ish-presidenti nxjerr fotot: Si protestoi dje Opozita dhe si protestonte dikur PS

0
120

Protestën e djeshme të opozitës para kryeministrisë e ka komentuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani.

Përmes një postimi në Facebook, ish-presidenti krahason të djeshmen me protestën e PS në maj 2011, ku spikaste ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri teksa sulmonte forcat e policisë.

“Protesta e opozitës në Maj 2019, kundër kapjes së zgjedhjeve nga krimi i organizuar DHE Protesta e opozitës në Maj 2011, për karrigen e Edi Ramës, personi në sulm mbi trupat e policëve më pas u bë Ministër i Brendshëm e sot gjykohet për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Dy botë, dy modele, dy qëllime që krahasohen lehtë!”, shkruan në reagimin e tij Bujar Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here