Standard.al

Gazetari gojëmjaltë jep çelësin e zgjidhjes së krizës…!!!! Ja shpikja e madhe e Sokol Ballës…

0

Gazetari shumë i njohur, gojëmjaltë dhe mjekërbardhë, Sokol Balla, ka hedhur dje në mbrëmje, në tryezën e Mustafa Nanos, çelësin e zgjidhjes së krizës, që ka pllakosur vendin.

– E kam një zgjidhje, por nuk e di a do ta pranojnë, sepse është shumë logjike, – tha Balla.

– Na e thuaj, – ia ktheu me padurim Much Nano.

– Kjo krizë zgjidhet duke vendosur për një kohë të caktuar, ndoshta dy vjet, në të njëjtën kohë, dy kryeministra edhe Ramën edhe Bashën…

– Po ka eksperiencë, apo precedentë të tillë? – pyeti Muchi.

– Ka, si s’ka, – ia ktheu Balla, por nuk përmendi ndonjë rast.

-Mendoj gjithashtu, që edhe ministrat kryesorë të dublohen, PD-PS, PD-PS, kupton?

– Kuptoj, si s’kuptoj,- tha Muchi në shenjë respekti, pa kuptuar gjë fare.

– Është e vetmja mënyrë, që të shpëtojmë Ramën nga ikja, – sqaroi Balla, Muchin, pas bisedës live.

-Se nuk e thoshim dot edhe aty në studio. Me rastin e dublimit të ministrave, qëndron edhe ish gruaja ime, Belinda, në atë vend pëllumbash ku ka shkuar. I vëmë mbrapa si dublant një trap të PD-së dhe ajo e xhiron gjithë ditën. Ky është i vetmi shans, që unë të vij këtu tek ty, drejtor i ABC-së. Nxjerr shpenzat e televizionit, 100 milionë të vjetra në muaj, se aq do Sandri,  dhe të mijat, që janë pak a shumë aty…

– Hajde mendje, hajde, – tha Muchi i habitur, – kot nuk të është thinjur mjekra ty…

Për më shumë informacion, ndiqni videon, ku Balla propozon dabëll-qeverinë, “Rama-Basha”.

VIDEO: 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.