Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, humb thellë në zgjedhje

0
140

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, ka pësuar një disfatë të madhe në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Europian. Miku personal i kryeministrit Rama, me të cilin kishin ujdi, ka humbur thellë siç shkruan edhe vetë në facebook.

Si rezultat Knut Fleckenstein nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian, duke humbur postin që mbante deri më tani.

“Në Hamburg sapo fola me anëtarët dhe miqtë e SPD Hamburg. Rezultatet e para janë zhgënjyese për mua. Do të doja t’ju përfaqësoja Hamburgun në Parlamentin Europian edhe në 5 vitet e ardhshme. Por duket se nuk është e thënë. Po presim rezultatet finale”, shkruan Fleckenstein në postimin e tij të fundit në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here