“Financial Times” shuplakë Ramës: Ja pse nuk hapen negociatat, jo për shkak të protestave

0
104

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga publikimi i raporteve të progresit nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po e presin në ankth lajmin nëse do të hapen negociatat e pranimit në BE.

Financial Times shkruan se edhe Maqedonia e Veriut është frustruar përballë faktit se mund të mos hapen negociatat. Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Nikola Dimitrov tha se BE do e humbë ndikimin që ka në rajon, dhe do u lërë vend rivalëve si Kina apo Rusia, në rast se nuk mbështet vendin e tij për çeljen e negociatave.

Financial Times shkruan se ka dyshime nëse Gjermania, Franca dhe Holanda do mbështesin hapjen e negociatave me Maqedoninë, pavarësisht se vendi ballkanik ka plotësuar angazhimet, madje duke zgjidhur edhe çështjen e emrit me Greqinë.

Por ndërsa ka hije dyshimi për Maqedoninë, për Shqipërinë situata mbetet akoma më e zymtë.

“Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e gatshme për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar,” shkruan Financial Times.

Interesant është se nuk përmenden protestat e opozitës në këtë rast. Një ditë më parë, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e theksoi faktin se të huajt kanë hezitime për integrimin e Shqipërisë jo për shkak të protestave, por për shkak të korrupsionit dhe krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here