“Uragani i Opozitës” drejt Tiranës për të protestuar! Terror dhe presion nga Policia ndaj…

0
92

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës së opozitës, e cila do të nisë në orën 19:00.

Nga Qarku i Gjirokastrës raportohen se kanë udhëtuar drejt Tiranës rreth 2200 qytetarë.

“Dështuan përpjekjet për të penguar këtë pjesëmarje masive, dështuan presionet e realizuara nga shteti, dështuan  vështirësitë arbitrare të krijuara edhe për lëvizjen e autobuzëve.

Sic ishte parashikuar dhe deklaruar Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Dropulli, Libohova, Këlcyra e Përmeti do të paraqiten në protestën e sotme me një pjesëmarje masive, më të madhen deri më sot.

Për këtë pjesëmarje të lartë si qëndresë e fuqishme kundër varfërisë, pa punësisë, autokracisë, arrogancës qeverisëse, me besim të patundur në demokraci, vlerat tona Europiane e Perëndimore etj, përfitoj nga rasti për të falenderuar jo vetëm ata që janë në udhëtim, por të gjithë mbështetësit tanë, të gjithë banoret e repektuar të atij Qarku”, shkruan Tritan Shehu.

Ndërkohë nga Fieri raportohet se janë nisur disa mijëra qytetarë, me autobusë dhe mjete private.

Kreu i PD-së Fier, ish-deputeti Luan Baçi tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Letrat e Ramës janë letra që i bën vetë dhe i lexon vetë dhe askush nuk i kupton. Rama vuan nga dëliri i madhështisë. Nuk arrin të kuptojë që qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër tij, kundër delirit të tij, kundër arrogancës dhe prepotencës dhe keqqeverisjes së tij. Rama duhet të jap dorëheqjen. Ne kërkojmë një qeveri tranzitore që do e çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Baçi.

Ndërkohë nga qarku i Beratit drejt Tiranës janë nisur 4 autobusë dhe disa mjete private. Megjithëse nuk raportohet një shifër zyrtare, mendohet se nga ky qark kanë udhëtuar drejt Tiranës rreth 900 qytetarë.

Nga Qarku i Korçës gjithashtu janë nisur disa autobusë dhe mjete private. Ndërkohë ajo që raportohet është se policia po ushtron kontrolle në automjetet që po transportojnë qytetarët drejt Tiranës. Kështu në Korçës raportohet se dy qytetarë janë ndaluar nga policia, ndërsa kreu i degës së PD-së, denoncoi presionet që po ushtrohen nga uniformat blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here