“Shumë të shqetësuar”, Hajdari kërkesë Kuvendit, ja çfarë kërkon…

0
93

Kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se grupi që ajo përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë , i ka dërguar një kërkesë si Parlamentit ashtu edhe Maxhorancës, për të thirrur një tryezë gjithëpërfshirëse, për reformimin e sistemit zgjedhor.

Sipas Hajdarit, sistemi zgjedhor është shkak për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, e kësisoj do reformuar menjëherë.

“Nëse Shqipëria vuan nga largimi i popullsisë, mosbesimi i publikut në institucionet publike/shtetërore, gjendja statike e zhvillimit ekonomik…etj, kjo është përveç të tjerash edhe si shkak i problemeve të sistemit zgjedhor aktual”, – shrkuan Hajdari, ndërsa shton: “Në këtë drejtim 38 deputetë të opozitës nënshkruan një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor”.

Postimi i plotë:

Shumë të shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart.
Mospërfaqësimi i vërtetë i popullit në organet e zgjedhura,
përqëndrimi i pushtetit në një rreth të ngushtë personash,
shit-blerja e votës, parti-zimi i procesit zgjedhor (administrimi politik/partiak i zgjedhjeve), barazia reale e votës qytetare, keq-përdorimi i burimeve shtetërore janë ndër problemet më themelore që duhet të adresohen përmes reformës elektorale.

Defiçencat e sistemit zgjedhor janë drejtëpërdrejtë defiçenca për “Demokracinë e Shtetin e së Drejtës”. Eventualisht këto janë pasoja tepër të dëmshme për qytetarët Shqiptarë, organizimin institucional e shoqëror në tërësi.

Nëse Shqipëria vuan nga largimi i popullsisë, mosbesimi i publikut në institucionet publike/shtetërore, gjendja statike e zhvillimit ekonomik…etj, kjo është përveç të tjerash edhe si shkak i problemeve të sistemit zgjedhor aktual.

Grupi Parlamentar Demokrat ka ndër objektivat e tij kryesore: “reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri” me synim forcimin e demokracisë, evropianizimin e procesit elektoral (në tërësinë e tij) rritjen e besimit publik në organet e zgjedhura, rritjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve e të demokracisë aktive.

Në këtë drejtim 38 deputetë të opozitës nënshkruan një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian prej kohësh kanë vendosur standardet e “mirëqeverisjes dhe qeverisjes së hapur” për të cilat Shqipëria e ka të pamundur të mos kalojë këto procese reformuese në rrugën e evropës, por Demokracia fillon tek vota dhe përfaqësimi, prandaj është detyrë e të gjithëve që në rrugë institucionale të japim kontributin tonë për këtë reformë tepër të rëndësishme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here