“Sheshi pushtohet nga oqeani i pandalshëm i sovranit!” Basha: E gjithë bota e ka dëgjuar zërin tuaj, Rama ik

0
122

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se ky miting është madhështor, ndërsa mesazhi i shqiptarëve është ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

‘Mirë se keni ardhur në këtë miting madhështor. Këtë e shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit.

Sot në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe Shqipëria, Europa dhe e gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë që ta dëgjoj gjithë bota:

‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Ky është mesazhi, kjo është aspirata, për herë të gjashtë në këtë shesh, e kësaj kryengritje madhështore’, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here