Sa pritet të zgjasë protesta e opozitës? Strategjia, Basha mbledh në selinë e PD…

0
179
PROTESTA E OPOZITES - Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para Parlamentit, ku kane kerkuar doreheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pas ngjarjes se Divjakes, ku u bllokua nje avion qe do transportonte droge.

Kreu demokrat Lulzim Basha pak minuta përpara nisjes së protestës kombëtare të opozitës së bashkuar ka shkuar në selinë e PD-së, ku mësohet se ka mbledhur ish-deputetë dhe drejtues të forcës më të madhe opozitare.

Mësohet se Bash aka diskutuar mbi strategjinë që do të ndiqet në protestë, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur në pika të ndryshme rreth sheshit Skënderbej dhe përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit për të nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta e sotme e opozitës pritet të zgjasë rreth 5 orë, ndërsa do të jenë qytetarët ata që do të përcaktojnë itenerarin e lëvizjes së protestuesve.

Kreu demokrat pritet t’i drejtohet me një fjalim pjesëmarrësve në protestë, nga një podium i improvizuar i vendosur në boulevard, përballë godinës së Kryeministrisë.

Nuk dihet nëse protestuesit do të qëndrojnë përballë Kryeministrisë, apo do të marshojnë edhe drejt institucioneve të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here