“Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, protestuesit paralajmërojnë Ramën

0
94

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e opozitës. Ata kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeveria tranzitore për ta çuar vendin në zgjedhje.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Ik” dhe “S’ka zgjedhje pa opozitën”. Ata kanë hedhur bojë dhe kapsolla në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Policia e Shtetit ka qenë e mobilizuar maksimalisht, me snajperë të shumtë në tarracën e kryeministrisë dhe kamera sigurie të shtuara për identifikimin e protestuesve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se populli është ngritur në këmbë dhe nuk do të tërhiqet, duke paralajmëruar se beteja, që opozita ka shpallur, për largimin e Edi Ramës, do të shkojë deri në fund.

Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër, oqeani i pandalshëm i sovranit. E dëgjoj zërin e një kombi për t’u ngritur në këmbë, për të mos u ulur më kurrë. 
Vlerat e Europës, normat e Europës, do të kishin diktuar ikjen e Edi Ramës në këto 6 vite dhunë ndaj shqiptarëve. Ndaj sot i them dhe shumë shpejt do të bëhet, “Rama ik’. Ky është mesazhi i sovranit tash tre muaj qëndrese bashkmi. Ky është mesazhi i qyterarëv të bashkuar, përtej dallimeve partiake, të gjithë për ta larguar shkatërrimtarin e Shqipërisë, njeriu që për pushtetin e tij futi krimin në parlament”. u shpreh Basha.

Ndërsa Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se Rama tashmë është një kryeministër i ikur dhe se “dhuna i shton jetën atij”, duke paralajmëruar se nuk do të përsëriten skenarë si ajo e protestës së shkuar, ku në drejtim të kryeministrisë janë hedhur bomba molotov.

Opozita ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, është zotuar se ato do të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti. Rama ka kërkuar dialog me Lulzim Bashën, nëpërmjet disa letrave publike, të cilat veç kërkesës për dialog përmbajnë edhe ofendime në drejtim të kreut të PD-së dhe opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar përplasje në datën 30 Qershor, nëse kryeministri vijon me planin për të mbajtur zgjedhje njëpartiake.

Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje të palëve dhe negociata, në mënyrë që kriza të mos thellohet. Presidenti ka vendosur mandatin e tij, në funksion të zgjidhjes së krizës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here